Ndërlidhjet

Lavrov: “Rusofobia” perëndimore më e keqe se në Luftën e Ftohtë


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se “rusofobia” në vendet perëndimore është më e lartë se sa ishte në kulmin e Luftës së Ftohtë.

“Rusofobia është e paprecedente dhe ne këtë nuk e kemi parë asnjëherë gjatë Luftës së Ftohtë”, i tha Lavrov gazetës së përditshme ruse, Kommersant, në intervistën e publikuar dje.

Ai, mëtutje , ka tërhequr vërejtjen se Rusia i ka “linjat e kuqe”, të cilat duhet të respektohen, ashtu siç ishin respektuar gjatë Luftës së Ftohë”.

Zoti Lavrov e ka kritikuar atë që ai e cilësoi si “përpjekje për ta ndëshkuar Rusinë me çfarëdo mjete të mundshme”, e veçanërisht i ka theksuar sanksionet e imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilat i ka quajtur “absurde dhe të pabaza”.

XS
SM
MD
LG