Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Trump nënshkroi ligjin për financat; rihapet qeveria


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump (foto arkivi).

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi masa të përkohshme që do të financojnë qeverinë federale deri më 8 shkurt dhe që i dhanë fund mbylljes treditëshe të qeverisë amerikane.

Trump nënshkroi ligjin pasi të dyja dhomat e Kongresit amerikan e miratuan atë.

Demokratët e Senatit fillimisht e kanë bllokuar masën për financim të përkohshëm, në përpjekje për të detyruar negocimin e një marrëveshjeje, që i mbron nga dëbimi rreth 700,000 imigrantë që kanë shkuar në SHBA si fëmijë dhe kanë qëndruar atje ilegalisht.

Sipas marrëveshjes, udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, u zotua se çështja e tyre do të trajtohet me shpejtësi.

Mbyllja e Qeverisë amerikane ka qenë e katërta në 25 vjet. Ajo ka frenuar vetëm pjesërisht operacionet e qeverisë.

XS
SM
MD
LG