Ndërlidhjet

Një nxënës në Gjermani ther për vdekje shokun e klasës


Gjermani - foto arkivi

Një nxënës i shkollës se mesme pranë qytetit gjerman të Dortmundit është vrarë nga shoku i klasës, bëri të ditur policia.

Sipas njoftimeve, një nxënës 15 vjeç ka therur për vdekje një 14-vjeçar.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, në shkollën e përgjithshme "Käthe Kollëitz" në qytetin Lynen.

Një adoleshent është arrestuar nën dyshimet për vrasje.

Policia tha se po heton rastin dhe nuk dha më shumë detaje.

Sipas mediave gjermane, edhe viktima, edhe i dyshuari janë shtetas gjermanë, ndërsa i fundit ka edhe pasaportë të Kazakistanit.

XS
SM
MD
LG