Ndërlidhjet

BE: Bjellorusia kritikohet ashpër për dënimin me vdekje


Maja Kocijançiq

Bashkimi Evropian e ka kritikuar ashpër Bjellorusinë për dënimin e dy personave me vdekje dhe e ka përsëritur thirrjen e saj për qeverinë e presidentit, Alyaksandr Lukashenka, që ta anuloj dënimin me vdekje.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherni, tha sot se një gjykatë në kryeqytetin Minsk, më 20 janar, i ka dënuar me vdekje personat, Vyachaslau Sukharka dhe Alyaksandr Zhylnikau, pas rigjykimit.

Në dhjetor të vitit 2015, Sukharka dhe Zhylnikau, ishin dënuar për vrasjen e tre njerëzve dhe ishin dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në vitin 2017, Gjykata Supreme e Bjellorusisë e pranoi një ankesë dhe rasti është dërguar në rishqyrtim.

“Ne shpresojmë se dënimet e mbetura me vdekje në Bjellorusi, që është vendi i vetëm në Evropë i cili ende e zbaton dënimin më të rëndë, që të ndryshoj dhe ta paraqes një moratorium për dënimin me vdekje, si hap i parë kah eliminimi i tij”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses Kocijançiq.

Për shumë vite, BE-ja dhe grupet për të drejtat e njeriut, kanë kërkuar që Bjellorusia t’i bashkohet moratoriumit global për dënimin me vdekje.

XS
SM
MD
LG