Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kryeministri indian mbron tregtinë e lirë në samitin Davos


Kryeministri indian, Narendra Modi në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër

Kryeministri Indian, Narendra Modi, ka hapur Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, duke paralajmëruar se rritja e proteksionzmit paraqet një nga kërcënimet kryesore për botën.

Duke iu adresuar mbledhjes vjetore gjatë ditës së sotme, Modi ka thënë se “forcat proteksioniste janë duke rritur kokat e tyre kundër globalizimit”.

“Ndikimi negativ i kësaj mendësie nuk mund të konsiderohet më pak i rrezikshëm se ndryshimet klimatike apo terrorizmi”, ka shtuar ai, vetëm pak kohë pasi qeveria amerikane ka aprovuar tarifat për lavatriçe dhe panele solare.

Presidenti amerikan, Donald Trump, që pritet të mbajë një fjalim në ditën e fundit të forumit, ka shtyrë përpara politikën tregtare “Amerika e Para”, me qëllim të mbrojtjes së bizneseve lokale dhe konkurencës së jashtme.

Më shumë se 60 udhëheqës shtetëror, dhe qindra liderë të biznesve, akademikë, anëtarë të shoqërisë civile dhe personalitete të tjera do të mblidhen për katër ditë në fshatin zviceran me moton “Krijimi i një të ardhmeje të përbashket në një botë të çarë”.

Gjatë këtyre ditëve do të diskutohen çështje të ndryshme siç janë rritja ekonomike, ambienti, terrorizmi dhe mënyra se si mund të kontribuojnë refugjatët në shtetet mikëpritëse.

XS
SM
MD
LG