Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Britania do të krijojë njësi të re për luftimin e lajmeve të rreme


Ilustrim

Britania do të krijojë një njësi të re, në përpjekjet për të luftuar të ashtuquajturat “lajme të rreme”, dhe të frenojë fushtat nga shtetet e tjera, ka thënë një zëdhënës i kryeministres, Theresa May, transmeton Rueters.

May ka akuzuar më parë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe për krijimin e lajmeve të rreme, duke përfshirë edhe fotografi të manipuluara me qëllim të shkatërrimit të institucioneve perëndimore.

Rusia e kundërshton se ka ndërhyrë në zgjedhjet e huaja duke përfshirë votimin në referendumin e Britanisë më 2016 apo zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara po atë vit.

Njoftimi është bërë pas një takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilin kanë marrë pjesë një varg ministrash e zyrtarë të lartë për siguri.

Ata kanë diskutuar se si Britania mund t’i përgjigjet të gjitha llojeve të kërcënimeve.

“Ne jemi duke jetuar në epokën e lajmeve të rreme. Qeveria do të përgjigjet me një përdorim më efikas të komunikimeve për siguri kombëtare për t’i ndaluar këto sfida komplekse”, u ka thënë ky zëdhënës gazetarëve.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se në këtë vendin e tij do të rishikohej legjislacioni për mediat në mënyurë që të luftohet shpërndarja e lajmeve të rreme në mediat sociale, pasi sipas tij ato janë një kërcënim për demokracitë liberale.

XS
SM
MD
LG