Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmi me dron ka lënë të vdekur dy militantë të grupit Haqqani


Pamje të sulmit në hotelin në Kabul për të cilin është fajësuar grupi Haqqani, foto nga arkivi

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se një sulm i supozuar me dron amerikan në një shtëpi afër kufirit afgan ka vrarë dy militantë të grupit ekstremist, Haqqani.

Shefi i policisë lokale, Ameer Zaman Khan, ka thënë sot se sulmi ka ndodhur në fshatin Dapa Mamuzai.

Zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë kanë thënë se militantët kanë qenë pjesë e rrjetit Haqqani, me bazë në Pakistan dhe se rrjeti ka lidhje me talibanët.

Një nga militantët është identifikuar si komandanti, Ahsanullah.

Kjo goditje ka ndodhur pak ditë, pasi disa talibanë të armatosur kanë sulmuar një hotel në Kabul më 20 janar, duke lënë të vdekur 30 persona, përfshirë 14 të huaj.

Ministria e Brendshme afgane ka fajësuar rrjetin Haqqani për këtë sulm.

Pakistani i konsideron sulmet amerikane me dron në territorin e saj, si shkelje të sovranitetit të këtij vendi.

Marrëdhëniet në mes të Uashingtonit dhe Islamabadit janë tenisionuar në javën e fundit, pasi Uashingtoni ka akuzuar Pakistanin për ofrim të strehave të sigurta për militantët.

Islamabadi kundërshton se mbështet militantët dhe akuzon Uashingtonon për mosrespektim të sakrificave të Pakistanit në luftimin e ekstremizmit.

XS
SM
MD
LG