Ndërlidhjet

Myslimanët rohingya i frikësohen kthimit në Mianmar


Disa refugjatë rohingya në Bangladesh, foto nga arkivi

Myslimanët rohingya që i kanë ikur persekutimit në Mianmar, kanë thënë se janë larguar dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre disa herë në dekadat e fundit dhe tani nuk kanë disponim për t’u riatdhesuar sërish, transmeton AP.

Refugjati, Mohammed Younus, ka thënë “ne ikim dhe vijmë në Bangladesh. Më pas kthehemi në shtëpi. Ndërkohë ikim prapë sepse ata vazhdojnë me vrasje”.

Pas një kriticizmi të ashpër ndëkombëtar, Mianmari ëshë pajtuar për kthimin e rreth 680,000 myslimanëve rohingya, mirëpo procesi është vonuar.

Derisa ngjarjet me myslimanët rohingya në këtë vend kanë prezantuar një nga krizat më të mëdha të refugjatëve në botë, grupet më të vogla janë larguar nga ky vend nga viti 1970. Ata konsiderohen në Mianmar si “bengali", migrantë ilegalë nga Bangladeshi, dhe janë trajtuar si të huaj nga shumica budiste.

XS
SM
MD
LG