Ndërlidhjet

Navalny e akuzoi Rusinë për ndjekje politike


Aleksei Navalny duke u larguar sot nga Gjykata evropane për të drejtat e njeriut në Strasburg

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, i ka thënë sot Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, se arrestimet e tij të shpeshta nga autoritetet e Rusisë janë të motivuara politikisht.

Këto komente ai i ka bërë gjatë dëgjimit në këtë gjykatë në Strasburg, në rastin e tij kundër Rusisë, për shkak të incidenteve në të cilat ai ishte arrestuar, dhe në disa raste edhe burgosur, derisa përpiqej të merrte pjesë në demonstrata.

Ky dëgjim u bë disa ditë para protestave të paralajmëruara të Navalnyt në gjithë Rusinë, në mbështetje të ftesës së tij për bojkot të zgjdhjeve presidenciale ruse më 18 mars, për të cilat Navalny tha se është e sigurt se presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, do t’ia mundësojnë edhe një mandat gjashtëvjeçar.

XS
SM
MD
LG