Ndërlidhjet

Thaçi merr pjesë në takimin e liderëve evropianë në Davos


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori sot pjesë në takimin e liderëve të Evropës, i cili u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

"Me liderët e shteteve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në takimin e udhëhequr nga presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende, biseduam për temat aktuale që po ndikojnë në agjendat rajonale dhe më gjerë", bëri të ditur Thaçi përmes një postimi në Facebook.

"Ne biseduam edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne", tha Thaçi.

XS
SM
MD
LG