Ndërlidhjet

Trump mund ta vizitoj këtë vit Britaninë e Madhe


Presidenti amerikan, Donald Trump (djathtas) dhe kryeministrja britanike, Theresa May në takimin e sotëm në Davos, Zvicër

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministrja britanike, Theresa May kanë diskutuar për finalizimin e detajeve për vizitën e presidentit amerikan në Britani më vonë gjatë këtij viti.

Të dy liderët janë takuar sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Kryeministrja dhe presidenti kanë pranuar që t’i angazhojnë zyrtarët për të punuar së bashku që të finalizojnë detajet e vizitës së presidentit në Mbretërinë e Bashkuar më vonë gjatë këtij viti”, është thënë në një njoftim të lëshuar nga zyra e kryeministres May.

Anulimi i udhëtimit të Trumpit në Britani të Madhe në muajin e kaluar, ka ngritur pyetje në Britani për marrëdhëniet në mes të Uashingtonit dhe aletatit të tij më të ngushtë në Evropë.

XS
SM
MD
LG