Ndërlidhjet

Hammond kërkon ndarje tejet modeste në procesin e Brexitit


Ministri i Financave në Britaninë e Madhe, Philip Hammond, foto nga arkivi

Ministri i Financave në Britani të Madhe Philip Hammond, ka bërë thirrje për një Brexit modest, i cili do të lejonte që fuqia e gjashtë ekonomike në botë të qëndronte e lidhur sa më shumë që është e mundur me Bashkimin Evropian, pas ndarjes më 2019, transmeton Reuters.

Planifikohet që Britania të largohet nga BE-ja më 29 mars 2019, mirëpo në qeverinë e kryeministres britanike, Theresa May ka ndarje të thella, për atë se çfarë marrëdhënie duhet të zëvendësojnë anëtarësimin 46 vjeçar.

Philip Hammond, i cili në referendumin e vitit 2016 ka votuar për të qëndruar në BE, është përpjekur për të ulur shqetësimet e investitorëve pas Brexitit, duke kërkuar tregti të lirë dhe “marrëdhënien më të ngushtë të mundshme në të ardhmen”.

“Ne po marrin dy ekonomi të ndërlidhura me nivele të larta të tregtisë mes tyre dhe në mënyrë selektive po i ndajmë, shpresoj në mënyrë shumë modeste”, ka thënë Hammod në Formunin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe janë pajtuar të nisin diskutime për tregti dhe paktin e tranzicionit, mirëpo disa nga liderët më të fuqishëm të BE-së, kanë thënë se viti i fundit i negociatave para largimit të Britanisë, mund të përcjellet me shumë rreziqe.

XS
SM
MD
LG