Ndërlidhjet

Tillerson takohet sot me liderë botërorë në Davos


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, foto nga arkivi
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, foto nga arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të udhëtojë më 26 janar në Davos, Zvicër, pasi do të takohet me presidentin ukrainas, Petro Poroshkoenko në mesin e liderëve të tjerë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë pëmes një deklarate se takimi i Tillersonit do të zhvillohet sot në orën 15:30.

Liderë botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump janë në Davos në Forumin Ekonomik Botëror.

Trump do të flasë para liderëve në orën 14:00.

Tillerson do të takohet edhe me presidentin e Ruandës, Paul Kagame, atë zviceran, Alain Berset, dhe presidentin polak, Andrzej Duda gjatë vizitës së tij në Davos.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Ukrainën nga viti 2013, pas një serie të protestave në rrugë për integrim në Evropë u kthyen në konfrontim me ish presidentin Viktor Yanukovych, duke shkaktuar largimin e tij më 2014 për t’i lënë hapësirë qeverisjes së presidentit pro-perëndimor, Petro Poroshenko.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë vënë një varg sanksionesh Rusisë për shkak të vendimit të saj për të aneksuar Krimenë nga Ukraina dhe për rolin e saj në luftën në lindje të Ukrainës.

Në ditët në vijim, Departamenti amerikan i Thesarit, pritet të publikojë një raport me anë të të cilit do të sanksionohen qindra liderë të bizneseve të lidhur me Kremlinin.

Mirëpo Uashingtoni po ashtu e ka shtyrë Poroshenkon të bëjë reforma qeveritare dhe të pastrojë shtetin nga korrupsioni endemik.

XS
SM
MD
LG