Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Punëtorët e REL-it në Pakistan "nën presion" ng autoritetet


Ilustrim

Radio Evropa e Lirë ka shprehur shqetësim për pjesëtarët pakistanezë të stafit, të cilët janë nën presion nga autoritetet në Pakistan, pas mbylljes së byrosë në Islamabad, javën e kaluar.

Në një deklaratë, të premten, presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent, ka thënë se ka tregues se autoritetet po bëjnë presion mbi stafin që të bëjë deklarata nën detyrim kundër REL-it.

Më 19 janar, Ministria e Brendshme e Pakistanit ka urdhëruar mbylljen e byrosë së REL-it në Islamabad, pasi Shërbimi i Inteligjencës atje e ka akuzuar atë për transmetim të programeve "kundër interesave të Pakistanit" dhe "në përputhje me agjendën e një inteligjence të huaj armiqësore".

Kent ka shprehur keqardhje për vendimin, i cili vjen në mes të tensioneve në rritje midis Islamabadit dhe Uashingtonit, duke thënë se "REL nuk shërben për agjenci apo qeverisje të inteligjencës".

XS
SM
MD
LG