Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur nga sulmi në Kabul, IS merr përgjegjësinë


Anëtar i personelit të sigurisë në vendin ku ka ndodhur sulmi sot në Kabul.
Anëtar i personelit të sigurisë në vendin ku ka ndodhur sulmi sot në Kabul.

Ministria e Mbrojtjes në Afganistan ka thënë se disa militantë kanë sulmuar rojet ushtarake, afër akademisë kryesore ushtarake në Kabul, duke lënë të vdekur 11 persona dhe duke plagosur 16 të tjerë.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ditës së sotme, përmes agjencisë së tyre të lajmeve Amaq.

Ky sulm vjen pas disa akteve të tjera të përgjakshme në kryeqytetin afgan, për të cilat talibanët kanë marrë përgjegjësinë.

Zëdhënësi, Dawlat Waziri, ka thënë, se bomba vetëvrasëse ka sulmuar njësinë për mbrojtjen e Akademisë ushtarake, Marshal Fahim dhe më pas sulmuesit kanë nisur betejën me armë zjarri me personelin që ka qenë përgjegjës për ruajtjen e akademisë.

Waziri i ka thënë Shërbimit të Afganistanit të Radios Evropa e Lirë, se dy militantë kanë kryer sulme vetëvrasëse, dy janë vrarë gjatë betejës dhe tjetri është zënë i gjallë.

Personeli i akademisë ushtarake ka qenë cak i një sulmi të talibanëve më 21 tetor, në të cilin kanë mbetur të vdekur të paktën 15 kadetë.

XS
SM
MD
LG