Ndërlidhjet

AI: Ekzekutimi i një të riu në Iran, gjë e "tmerrshme"


Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, thotë se është e “tmerruar” me ekzekutimin e një të riu në Iran, i cili ishte dënuar për një vrasje, që e kishte kryer në moshën 15 vjeçare.

Kjo organizatë tha mbrëmë se Ali Kazemi, 22 vjeçar, ishte ekzekutuar me varje dje më herët gjatë ditës, në një burg në provincën Bushehr.

“Ky ekzekutim ishte planifikuar dhe kryer pa asnjë njoftim për avokatin e Ali Kazemit, siç kërkohet nga legjislacioni iranian”, tha Amnesty International.

“Duke e kryer këtë ekzekutim të paligjshëm, Irani efektivisht po deklaron se dëshiron ta mbajë statusin e turpshëm, si njëri nga vendet udhëheqëse për ekzekutim të atyre që ishin fëmijë në kohën e krimit të tyre”, tha Magdalena Mughrabi, nga Amnesty International.

XS
SM
MD
LG