Ndërlidhjet

Ukrainë: Është vrarë një ushtar i qeverisë në pjesën lindore


Pamje e forcave të Ukrainës gjatë një operacioni

Ukraina thotë se jë ushtar i saj është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në përleshjet në pjesën lindore të këtij vendi.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar sot se separatistët e mbështetur nga Rusia e kanë shkelur armëpushimin tri herë gjatë 24 orëve të kaluara, me të shtëna nga armët automatike, pastaj duke hedhur granata, e të tjera.

Njëherësh, separatistët pretendojnë se forcat qeveritare ukrainase e kanë sulmuar me artileri qytetin Dokushajevsk, i cili është nën kontroll të separatistëve, duke e shkatërruar një ndërtesë pesëkatëshe.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti i armatosur ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lidnore të Ukrainës, janë vrarë më se 10,300 vetë.

XS
SM
MD
LG