Ndërlidhjet

Rusi: Policia e ka bastisur shtëpinë e gazetarit për terror


Gazetari rus Pavel Nikulin
Gazetari rus Pavel Nikulin

Policia në Moskë e ka bastisur shtëpinë e një gazetari të pavarur, i cili është nën presion të autoriteteve shtetërore, prej vitit të kaluar, për shkak të një artikulli për një person rus i cili ishte bashkuar me militantët islamikë në Siri.

Policia i tha gazetarit, Pavel Nikulin, se banesa e tij ishte kontrolluar sot, pasi ai ishte dëshmitar në rastin e ndërlidhur me stërvitje terroriste, ka thënë një avokat i organizatës joqeveritare, Open Russia.

Avokati, Roman Klimov, tha se policia i ka konfiskuar pajisjet elektronike të Nikulinit, kopje të revistës, Maloko Plus, editor i së cilës është Nikulin, dhe fanela me logon e kësaj reviste.

Më herët, Nikulin ka shkruar në rrjetin Twitter se policia kishte ardhur për bastisje në një rast të ndërlidhur me artikullin e tij në revistën, The New Times.

Në qershor të vitit 2017, një gjykatë në Moskë e ka gjobitur këtë revistë për publikimin e artikullit të Nikulinit për një rus të ri nga qyteti Kaluga afër Moskës, i cili ishte konvertuar në fenë islame dhe u ishte bashkuar militantëve islamikë në Siri.

Para vendimit të gjykatës, rregullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor, i kishte tërhequr vëretjen revistës New Times, se artikulli i Nikulinit përmbante elemente të “arsyetimit të terrorizmit”.

XS
SM
MD
LG