Ndërlidhjet

Moskë: Raportohet për të shtëna armësh në një objekt biznesor


Pamje e një pjese të Moskës

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se kanë shpërthyer të shtëna nga armët në një ndërtesë të zyreve në Moskë, me ç’rast janë shkaktuar edhe viktima.

Interfax dhe agjencia shtetërore e lajmeve RIA, kanë cituar burime të paemëruara që kanë thënë se të shtënat kishin ndodhur sot në qendrën biznesore, Svayatogor, në juglindje të pjesës qendrore të Moskës.

Në raporte theksohet se ka pasur një numër të paspecifikuar të viktimave dhe se personeli mjekësor dhe hetuesit janë në vendin e ngjarjes.

XS
SM
MD
LG