Ndërlidhjet

Beograd: Daçiq dhe Tanin biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë


Zahir Tanin
Zahir Tanin

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar sot me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, për situatën në Kosovë, gjatë një vizite të tij të rregullt në Beograd, para seancës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e këtij misioni në Kosovë.

Siç njofton faqja në Internet e Ministrisë së jashtme të Serbisë, në këtë takim është diskutuar për “situatën e brishtë politike dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas vrasjes tragjike të Oliver Ivanoviqit dhe lidhur me ngjarjet aktuale për përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës speciale”.

Po ashtu, është diskutuar për perspektivën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe angazhimin e UNMIK-ut.

XS
SM
MD
LG