Ndërlidhjet

Aeroplani rus ka bërë aterim emergjent në SHBA


Ilustrim

Një aeroplan rus i udhëtarëve, në fluturimin e tij prej Moskës për në Havanë të Kubës, ka ateruar në Nju Gjerzi të Shteteve të Bashkuara, pasi papritmas ka mbetur me nivel të ulët të karburantit, kanë thënë zyrarë amerikanë dhe kompania ajrore.

Autoritetet amerikane thanë mbrëmë se aeroplani, Azur Air, me 294 udhëtarë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit, ka bërë aterim emergjent në Nju Gjerzi në orën 3:45 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Pas aterimit, inspektorët kanë zbuluar se ka pasur rrjedhje të karburantit në makinë dhe nuk kanë lejuar që aeroplani ta vazhdonte udhëtimin.

XS
SM
MD
LG