Ndërlidhjet

Gjykata e Arbitrazhit u heq ndalesat e përhershme 39 atletëve rusë


(©Shutterstock)

Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka përmbysur vendimin për ndalimin e përhershëm të 39 atletëve rusë nga pjesëmarrja në gara, për shkak të akuzave për doping.

Gjykata konstatoi se nuk ka prova të mjaftueshme që 28 atletë kanë thyer rregullat antidoping gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi, më 2014.

“Sanksionet kundër këtyre 28 atletëve anulohen dhe rezultatet e tyre individuale të arritura në Soçi rikthehen”, tha përmes një deklarate Gjykata e Arbitrazhit.

Këta 28 atletë tani mund të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore që fillojnë më 9 shkurt në Korenë e Jugut.

Sipas Gjykatës së Arbitrazhit, 11 atletët e tjerë rusë janë gjetur fajtorë për doping, por ndalesa e tyre e përhershme është kufizuar në ndalesë vetëm për Olimpiadën e sivjtme.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u ka vendosur ndalesa të përhershme 43 rusëve - që të gjithëve për doping.

Për tre rusë që e kanë apeluar vendimin te Komiteti Olimpik, vendimet do të merren më vonë. Vetëm një atlet nuk ka ngritur ankesë.

XS
SM
MD
LG