Ndërlidhjet

OSBE: Misioni amerikan e akuzon Rusia për “agresion” në Ukrainë


Misioni i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), e ka publikuar një deklaratë të ashpër me të cilën e akuzon Rusinë për “vazhdim të shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare” në Ukrainë.

Në deklaratën e postuar dje në Internet, thuhet se “agresioni” i Moskës në pjesën lindore të Ukrainës, ka rezultuar me “konflikt që po vazhdon, i cili i ka marrë më tepër se 10 mijë jetë të ukrainasve”.

Misioni amerikan, përsëri, i ka bërë thirrje Moskës dhe “ndihmësve të saj” që të lejojnë ndihma ndërkombëtare humanitare në territoret e përfshira në konflikt.

“Nëse Rusia dëshiron të ndihmoj për shqyrtimin e krizës humanitare, të cilën e ka krijuar, ajo duhet...të kontribuoj në Planin e përgjigjes humanitare të Kombeve të Bashkuara”, theksohet në deklaratë.

XS
SM
MD
LG