Ndërlidhjet

Zëdhënësi i Kremlinit kërkon falje për komentet për Putinin


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kërkoi falje pasi kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi e qortoi atë për deklarata publike që mund të interpretohen si fushatë zgjedhore për presidentin Vladimir Putin.

Peskov tha se i pranon paralajmërimet e Komisionit Zgjedhor dhe se do të jetë i kujdesshëm me deklaratat.

"Kërkoj falje për çdo deklaratë që mund të interpretohet si fushatë", tha Peskov.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, nuk e specifikoi se për cilat deklarata e ka fjalën, por besohet se ajo i është referuar vlerësimit të Peskovit se Putin "është përtej konkurrencës politike".

"Nuk mendoj se dikush mund të dyshojë se Putin është lider absolut i opinionit publik", ka thënë Peskov duke u përgjigjur në pyetjen nëse Kremlini i druhet politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

XS
SM
MD
LG