Ndërlidhjet

Sulm në Itali, disa migrantë afrikanë janë plagosur


Ilustrim

Një person ka shtënë me armë zjarri drejt kalimtarëve në qytetin Italian, Macerata, duke plagosur disa migrantë afrikanë, ka njoftuar policia për sulmin që po shihet si i motivuar në baza racore, transmeton Reuters.

Ky sulm ka ndodhur vetëm disa ditë pasi është gjetur trupi i copëtuar i një vajze italiane 18 vjeçare, në dy valixhe të fshehura afër qytetit Macerata.

Një migrant nga Nigeria, 29 vjeçar është arrestuar në lidhje me këtë vrasje.

Mediat lokale kanë raportuar se të paktën gjashtë migrantë duke përfshirë një grua janë sulmuar nga një person që ishte duhet drejtuar një makinë në qytetin, rreth 200 kilometra në lindje të Romës.

“Të shtëna në Macerata. Ka persona të lënduar. Qëndroni larg rrugëve dhe mënjanoni vendet e hapura”, ka thënë policia përmes një postimi në Tëitter.

Vetëm pak pak minutave, policia ka thënë se një person është arrestuar.

Televizioni shtetëror, Rai ka thënë se i dyshuari është një italian me prejardhje nga Macerata.

Ende nuk është njoftuar për gjendjen e të plagosurve.

XS
SM
MD
LG