Ndërlidhjet

Britania premton ngrirjen e aseteve për oligarkët e korruptuar


Ilustrim

Britania e Madhe do të përdorë fuqi të reja për të sekuestruar pasuritë e kriminelëve të huaj dhe politikanëve të korruptuar, ka raportuar gazeta, The Times duke cituar ministrin britanik të Sigurisë, Ben Wallace.

Investitorët nga Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme kanë shpenzuar miliarda paundë në Londër, duke blerë gjithçka, duke nisur nga pronat luksoze e deri tek kompani të tëra, mirëpo prejardhja e disa prej këtyre fondeve është vënë në pyetje nga disa anëtarë të fushatave transparente, transmeton Reuters.

Është e paqartë se sa shumë para janë pastruar në Britani, mirëpo Agjencia Kombëtare për Krime ka thënë, se kalkulimet në mes të 36 milionë paundëve dhe 90 milionë paundëve janë “një nënvlerësim i konsiderueshëm”.

Ministri Wallace, i ka thënë The Times, se qeveria do të përdorë fuqi sa i përket pasurisë së dyshimtë duke i ngrirë asetet dhe do t’i kthejë pronat nëse individët nuk mund të vërtetojnë pasurinë mbi 50,000 paundë.

Vitin e kaluar, mediat britanike kanë raportuar për hetimin e ashtuqujatur "Lavanderia" rreth një skeme të supozuar të pastrimit të parave të udhëhequr nga Rusia, në të cilën 22.3 miliardë dollarë kanë kaluar përmes Moldavisë duke përdorur kompanitë e huaja ruse dhe kreditë fiktive nga kompanitë “offshore” me bazë në Britani gjatë viteve 2011-2014.

Wallance ka thënë se qeveria ka për qëllim ndalimin e aktiviteteve të tilla.

XS
SM
MD
LG