Ndërlidhjet

Greqia e gatshme për protestë "madhështore"


Pamje të protestave të mbajtura në Thessaloniki ditë më parë, foto nga arkivi
Pamje të protestave të mbajtura në Thessaloniki ditë më parë, foto nga arkivi

Organizatorët në Greqi kanë premtuar se do të mbajnë një protestë në Athinë gjatë ditës së sotme, për t’i bërë thirrje qeverisë që të mos bëjë kompromis në kontestin e emrit që ka ky vend me Maqedoninë.

Zëdhënësi i marshit, Michalis Patsikas, u ka thënë gazetarëve se protesta do të jetë “madhështore dhe diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

“Do të dërgojë mesazh të qartë brenda dhe jashtë Greqisë”, ka thënë Patsikas, duke shtuar se pritet që rreth 1 milion persona të mblidhen afër sheshit Syntagma në kryeqytet.

Greqia përballet një kohë të gjatë me konfliktin për emrin me vendin fqinj për emrin “Maqedonia”.

Kjo ndodhi pas Maqedonia fitoi pavarësinë më 1991.

Liderët e të dy vendeve kanë thënë se kanë arritur përparim në zgjidhjen e problemit, duke përmendur shtimin e ndonjë prej parashtesave “e madhe” “e re” apo “veriore” në emrin e Maqedonisë.

Negociatori i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz ka shprehur optimizëm për vendet fqinje të Ballkanit duke përmendur këtë vit si kohën e zgjidhjes së kontestit.

Protesta në Greqi do të jetë e dyta në pak javë për këtë çështje.

Ato janë duke u organizuar dhe financuar nga grupe greke të diasporës, të përkrahur nga zyrtarë të penisionuar, grupe të kishave dhe disa tjera.

Më 21 janar nw Thessaloniki, ishin mbledhur mijëra protestues, pikërisht për çështjen e emrit.

Policia ka deklaruar se në protestë kanë qenë 90,000 persona, ndërsa organizatorët kanë pretenduar të kenë qenë 400,000 protestues.

XS
SM
MD
LG