Ndërlidhjet

Anëtarët e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore takohen sot në Singapor


Pamje të një samiti mes Rusisë dhe Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore, foto nga arkivi

Ministrat e Jashtëm të 10 vendeve anëtare të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) do të takohen sot në Singapor në një takim treditor derisa organizata niset drejt vitit të 50-të prej themelimit.

Në krye të agjendës janë çështjet e sigurisë, integrimi ekonomik rajonal ka thënë, kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, para nisjes së takimit.

Bisedimet pritet të fokusohen në marrëdhëniet e këtyre vendeve me partnerë të jashtëm dhe perspektivën e tregtisë së lirë.

Ky asociacion është formuar më 1967 me pesë shtete anëtare dhe më vonë ëshë zgjeruar në 10 anëtarë kur Kamboxhia është anëtarësuar më 1999.

Ky takim vjen pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Partneriteti Trans-Paqësor, dhe pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump se marrëveshjet tregtare do të rinegociohen ashtu që të jenë më të “drejta” për SHBA-në.

Përveç Singaporit, anëtare janë edhe shtetet si, Burma, Tajlanda, Malajzia, Indonezia, Vietnami, Laos, Burnei Darussalam dhe Filipinet.

Sipas të dhënave të këtij asociacioni, produkti i brendshëm i këtij rajonit prej 2.6 trilionë dollarë, e bën këtë zonë ekonominë e gjashtë më të madhe në botë.

XS
SM
MD
LG