Ndërlidhjet

Pavarërsisht vendimit të gjykatës, IOC nuk fton në gara 15 rusë të tjerë


Një tifoze duke mbajtur flamurin rus, para logos së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, foto nga arkivi
Një tifoze duke mbajtur flamurin rus, para logos së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, foto nga arkivi

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka deklaruar më 4 shkurt se nuk do t’i ftojë 15 atletë të tjerë rusë, suspendimet e të cilëve janë larguar për Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Korenë Jugore.

Atletët janë në mesin e 28 rusëve, të cilët kanë pasur ndalime të përjetshme për doping.

Mirëpo Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS), ka vendosur t’i heqë këto ndalime.

Sipas saj nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme se atletët kanë përfituar nga sistemi i dopingut që është sponsoruar nga shteti në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014 që janë mbajtur në Soçi.

Komiteti Olimpik rus që tanimë është i suspenduar ka thënë së dëshiron të dërgojë 15 nga 28 atletët në Pjongçang për të qenë pjesë e Atletëve Olimpikë nga Rusia (OAR), nën flamurin olimpik.

Mirëpo IOC ka thënë përmes një deklarate se ka refuzuar kërkesën.

Gara në Lojërat Olimpike zyrtarisht fillon më 7 shkurt, ndërsa ceremonia e hapjes do të mbahet më 9 shkurt.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ftuar më herët 169 rusë për të garuar nën flamurin neutral.

XS
SM
MD
LG