Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Presidenti i Azerbajxhanit ndryshon datën e zgjedhjeve nga tetori në prill


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, foto nga arkivi

Presidenti i Azebajxhanit, Ilham Aliyev ka ndryshuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale për datën 11 prill, ndonëse ato fillimisht ishte planifikuar të mbaheshin më 17 tetor, është njoftuar sot nga zyra e presidentit përmes një dekreti.

Në dekret thuhet se vendimi është marrë në pajtueshmëri me Kodin Kushtetues dhe atë Zgjedhor.

Kushtetuta është ndryshuar në një referendum kontravers në shtator të vitit 2016.

Këto ndryshime kanë lejuar që Aliyev të udhërojë zgjedhje më të hershme.

Në përputhje me amendamentet e Kodit Zgjedhor të prezantuara në dhjetor, për zgjedhjet e reja duhet të njoftohet të paktën 60 ditë më parë.

Nuk është bërë e ditur pse Aliyev ka vendosur të ndryshojë datën e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG