Ndërlidhjet

Papa Françesku mirëpret Erdoganin në Vatikan


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan (djathtas) dhe Papa Françesku (majtas) në takimin e sotëm
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan (djathtas) dhe Papa Françesku (majtas) në takimin e sotëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është takuar sot me Papa Françeskun nën masa të rrepta të sigurisë dhe me mijëra zyrtarë policorë në detyrë.

Po ashtu janë ndaluar edhe protestat në pjesën më të madhe në qendër të Romës.

Të dy pritet të diskutojnë për Jerusalemin, dhe implikimet e vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për ta njohur qytetin e shenjtë si kryeqytet të Izraelit.

Zyra e Erdoganit ka thënë përmes një deklarate, se ata do të diskutojnë edhe për marrëdhëniet Turqi-Vatikan, Sirinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin, ksenofobinë dhe islamofobinë.

Vatikani mbështet një zgjidhje me dy shtete në konfliktin izraelito palestinez.

Papa dhe Erdogan janë takuar për herën e fundit më 2014, pas vizitës së papës në Turqi.

Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Vatikanit kanë qenë të tensionuara nga qershori i vitit 2016, kur papa Françesku e kishte cilësuar “gjenocid”, vrasjen e armenëve nga dora e trupave otomane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ankaraja kundërshton përdorimin e termit gjenocid për të përshkruar këto vrasje dhe ka reaguar duke akuzuar papën për shpërndarje të “gënjeshtrave”.

XS
SM
MD
LG