Ndërlidhjet

Kryeministri i Malit të Zi viziton Kosovën


Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të qëndrojë sot në Prishtinë, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vizita zhvillohet në kohën kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak të mungesës së koncesionit politik.

Marrëveshja është nënshkruar në vitin 2015. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar atë, por jo edhe ai i Kosovës.

Marrëveshja është kontestuar kryesisht nga partitë opozitare në Kosovë, duke thënë se me të, Kosova humb territor.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se me kryeministrin malazez, Markoviq, do të bisedohet për të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë midis dy vendeve.

XS
SM
MD
LG