Ndërlidhjet

Rënie zinxhirore e tregjeve pas dobësimit të atyre në SHBA


Ilustim
Ilustim

Tregjet në Evropë dhe në Azi shënuan rënie të madhe të martën, pas rënies rekorde të tregjeve në Shtetet e Bashkuara.

Aksionet në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë deri në 3 përqind, ndërsa Indeksi i Japonisë Nikkei 225 ra për mbi 7 përqind.

Kjo pason rënien e Indeksit Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, për 4 përqind – që është rënia më e madhe në më shumë se gjashtë vjet.

Rezervat e SHBA-së kanë arritur nivele rekord qëkur presidenti Donald Trump ka marrë detyrën një vit më parë. Kjo, për shkak të shkurtimit të taksave dhe të ardhurave të mira të korporatave.

Por, rënia ka nisur javën e kaluar, kur një raport për vendet e punës në SHBA ka rritur pritjet se Rezervat Federale do t’i rrisin normat e interesit më shpejt sesa pritej.

XS
SM
MD
LG