Ndërlidhjet

Vulin: Serbia duhet të kërkojë marrëveshje për ndarje me Kosovën


Pamje nga tryeza e rrumbullakët e organizuar sot në Beograd, ku ka folur edhe ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin (i dyti djathtas)

Serbia duhet të kërkoj marrëveshje për ndarje me Kosovën, me qëllim që të përfundojë kontesti, i cili po e dëmton integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, tha sot ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aeksandar Vulin.

Beogradi refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, ish-provincë e saj, ku jeton pakica prej 120 mijë serbëve etnikë, megjithë presionin nga Brukseli, ndaj Beogradit dhe Prshtinës, që t’i përmirësojnë raportet si parakusht për anëtarësim në BE, raporton agjencia Reuters nga Beogradi.

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët për Kosovën, zoti Vulin nuk ka specifikuar se cila pjesë ai beson se do të duhej të ndahej, por në thirrjet e ngjashme të bëra në të kaluarën, është theksuar pjesa veriore e Kosovës.

“Përcaktimi i vazhdueshëm dhe i saktë i kufijve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve duhet të bëhet në Kosovë”, tha Vulin në një tryezë të rrumbullakët, në kuadër të dialogut kombëtar në Serbi për Kosovën.

XS
SM
MD
LG