Ndërlidhjet

Gjermani: Është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës


Angela Merkel, Horst Seehofer (në mes) dhe Martin Schulz - liderë të partive që kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës

Unioni Demokristian (CDU) i kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së majtë, kanë arritur marrëveshje për koalicon, duke e përfunduar një paqartësi politike, që ka zgjatur më tepër se katër muaj.

CDU konservatore dhe partia simotër e saj, Unioni Kristiansocial (CSU) nga Bavaria, dhe SPD, ia dolën t’i kapërcejnë pengesat e mëdha, duke arritur marrëveshje pas negociatave përfundimtare 24 orëshe, që zgjatën deri sot.

“Të lodhur, por të kënaqur. Kontrata është këtu, përfundimisht”, ka shkruar sot në një mesazh në rrjetin, WhatsApp, partia SPD.

Politikani i partisë CSU, Alexander Dobrindt, tha se “është çështje kohe për perspektivën e qeverisë në Gjermani”.

Sipas marrëveshjes, shefi i partisë CSU, Horst Seehofer, do të jetë ministër i brendshëm.

Raportohet se ai është kundërshtar i ashpër i politikës së kancelares, Angela Merkel, për refugjatët dhe është kritikuar nga mediat gjermane për raportet e tij të afërta personale me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG