Ndërlidhjet

Kabuli njofton për plan të ri të sigurisë


Funerali i një personi që ka vdekur pas sulmeve të përgjakshme në Kabul, foto nga arkivi
Funerali i një personi që ka vdekur pas sulmeve të përgjakshme në Kabul, foto nga arkivi

Qeveria afgane ka aprovuar një plan të ri të sigurisë për kryeqytetin e këtij vendi, Kabulin, pas një serie sulmesh të përgjakshme të kryera nga militantët.

Ministri i Brendshëm, Nasrat Rahimi, ka thënë më 7 shkurt se plani i ri do të zbatohet në dy javët në vijim.

Rahimi ka njoftuar se rreh 100 rrugë që dërgojnë në qendër të Kabulit, do të jenë nën vëzhgim, në kuadër të planit të ri.

Ai ka thënë se plani përmban 52 masa, shumica e të cilave nuk do të bëhen publike.

Plani pritet të zbatohet në tri faza, derisa faza e parë fokusohet në zonat më të kërcënuara, ka thënë Rahimi.

Qeveria e Kabulit e mbështetur nga Perëndimi është nën presion në rritjem, për të rritur sigurinë në kryeqytet pas një serie të sulmeve të pretenduara nga talibanët dhe militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Nga 20 janari i këtij viti, militantët kanë kryer disa sulme në kryeqytet, duke përfshirë sulmin në një hotel luksoz, një tjetër në një rrugë të populluar apo sulmin në një zonë ushtarake, nga të cilat kanë vdekur më shumë se 130 persona.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka shkarkuar shtatë zyrtarë ushtarakë, duke përfshirë dy gjeneralë për “neglizhencë profesionale”, për sulmin në kompleksin ushtarak.

XS
SM
MD
LG