Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Putin, Erdogan diskutojnë bashkëpunimin ushtarak në Siri


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdohan - foto arkivi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan të forcojnë bashkëpunimin midis ushtrive të tyre në Siri, në luftën kundër terrorizmit, tha përmes një deklarate Kremlini.

Putin dhe Erdogan diskutuan në telefon edhe perspektivat për kontakte të reja midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit, në lidhje me Sirinë, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se është përmendur edhe mundësia e një takimi midis liderëve të të trija vendeve, raporton agjencia ruse RIA.

Sipas këtij burimi, Putin dhe Erdogan diskutuan edhe situatën në provincat Afrin dhe Idlib të Sirisë.

XS
SM
MD
LG