Ndërlidhjet

Shkupi dhe Athina intensifikojnë bisedimet për emrin


Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov - foto arkivi
Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov - foto arkivi

Shkupi dhe Athina po intensifikojnë kontaktet diplomatike, me qëllim zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

Për javën e ardhshme janë paralajmëruar dy takime të ministrave të Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Dimitrov dhe Kotzias do të takohen në Sofje më 15 dhe 16 shkurt, në margjina të një takimi joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe të vendeve kandidate.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë të mërkurën se javën e ardhshme do të mbahet po ashtu një takim i ri i shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të OKB-së, Matthew Nimetz.

Athina dhe Shkupi janë në mosmarrëveshje për emrin e Maqedonisë qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë.

Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

"Bie Aleksandri i Madh"
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:08:50 0:00

XS
SM
MD
LG