Ndërlidhjet

Trump solidarizohet me të persekutuarit në Lutjet e Mëngjesit


Presidenti amerikan, Donald Trump, në Lutjet e sotme të Mëngjesit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një mesazh solidariteti për personat që përballen me “shtypje dhe persekutim fetar” në gjithë botën.

Duke folur më 8 shkurt në Lutjet Kombëtare të Mëngjesit në Uashington, Trump ka përmendur Iranin, si një nga shtetet, njerëzit e të cilit janë duke vuajtur në duart e autoriteteve.

“Ne e dimë se miliona persona në Iran, Kubë, Venezuelë, Kore Veriore dhe shtete tjera vuajnë nën regjime shtypese dhe brutale”, ka thënë Trump.

“Amerika është me të gjithë njerëzit që vuajnë nga shtypja dhe përndjekja fetare”, ka thënë ai në organizimin e zhvilluar në një hotel në kryeqytetin amerikan.

Lutjet Kombëtare të Mëngjesit mbahen çdo vit, dhe në to marrin pjesë politikanë të lartë amerikanë dhe mysafirë të huaj.

Çdo president amerikan nga Dwght D. Eisenhower i është adresuar këtij organizimi.

XS
SM
MD
LG