Ndërlidhjet

Macron i kërkon Putinit të kontribuojë në përfundimin e krizës në Siri


Presidenti francez, Emmanuel Macron (djathtas) dhe presidenti rus, Vladimir Putin, foto nga arkivi
Presidenti francez, Emmanuel Macron (djathtas) dhe presidenti rus, Vladimir Putin, foto nga arkivi

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që qeveria siriane t’i japë fund krizës humanitare në Ghoutën Lindore dhe Idlib, ëshë thënë në deklaratën e pallatit Elysee.

Përmes një bisede telefonike, Macron i ka thënë Putinit se janë të domosdoshme bisedimet për paqe, si dhe ka shprehur shqetësimet për shenjat e përdorimit të bombave të klorit kundër civilëve në javët e fundit, transmeton Reuters.

“Presidenti ka theksuar nevojën e tejkalimit të pengesave që bllokojnë negociatat dhe të fillojnë një proces të besueshëm politik në javët në vijim”, është thënë në deklaratën e presidencës franceze.

Duke qëndruar pranë Putinit në verën e kaluar në Versajë, Macron ka thënë se çdo përdorim i armëve kimike përbën, “linjë të kuqe”, dhe se Parisi mund të lansojë sulme ajrore kundër caqeve që ka në Siri, nëse situata përshkallëzohet.

XS
SM
MD
LG