Ndërlidhjet

Vdes gazetari Agim Binaku


Ilustrim

Sot, në moshën 62 vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka vdekur gazetari Agim Binaku.

Ai ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të Radio Televizionit 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit po në këtë televizion.

Në vitet ‘70 dhe ‘80 ai ka punuar në Radio Prishtinë, duke drejtuar emisione sportive.

Mbledhja komemorative në nderim të Agim Binakut, siç bëhet e ditur, do të mbahet të shtunën në Sheshin 21 në orën 10:30, ndërsa varrimi po nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë në orën 12:00.

XS
SM
MD
LG