Ndërlidhjet

Pence shmang darkën me zyrtarin verikorean


Pjongçang, 9 shkurt 2018.
Pjongçang, 9 shkurt 2018.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka shmangur një darkë, në të cilën do të ndante tryezën me kreun ceremonial të Koresë së Veriut, Kim Yong-nam, në Pjongçang të Koresë së Jugut.

Trump ka hasur në Kimin, por ata janë përpjekur të shmangin përballjen direkte, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Pence dhe Kim Yong-nam janë pritur nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang.

Lojërat po zhvillohen në kohën e tensioneve rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Pence ka marrë me vete si mysafir në Korenë e Jugut Fred Warmbier, babain e një të riu amerikan, i cili ka vdekur menjëherë pasi është liruar nga burgu në Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG