Ndërlidhjet

BE i kërkon Azerbajxhanit të zbatojë reformat


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Azerbajxhanit të zbatojë reformat në zgjedhje, në lirinë e tubimit dhe në media, përpara zgjedhjeve presidenciale të prillit.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha se “Bashkimi Evropian ka theksuar gjithmonë se zbatimi i plotë i obligimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare nga Azerbajxhani është jetik për ne”.

Mogherini i bëri komentet të premten në Bruksel, pas një takimi të Këshillit të Bashkëpunimit BE-Azerbajxhan, i cili u ndoq nga ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Eldar Mammadyarov.

Burime në Bruksel i thanë Radios Evropa e Lirë se zyrtarët e BE-së kanë ngritur raste individuale të të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, përfshirë atë të politikanit opozitar, Ilaqr Mammadov, i cili është i burgosur qysh në vitin 2014.

Zgjedhjet presidenciale në Azerbajxhan do të mbahen më 11 prill, edhe pse fillimisht ka qenë e paraparë që ato të zhvillohen më 17 tetor.

XS
SM
MD
LG