Ndërlidhjet

Orban synon të zvogëlojë varësinë nga Rusia për gazin


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se një marrëveshje për importim të gazit natyror nga Rumania do të thotë "fundi i monopolit të gazit rus në Hungari".

Orban tha të premten se Hungaria planifikon të sigurojë mbi 4 miliardë metra kubë gaz në vit nga Rumania dhe, për rrjedhojë, të përmirësojë "situatën gjeostrategjike" në vendin e tij.

Orban tha se importet nga Rumania pritet të mbulojnë gjysmën e nevojave të Hungarisë deri në vitet 2021-2022.

Ai tha se Hungaria tashmë e ka ndërtuar lidhjen e tubacionit me Rumaninë dhe se kjo e fundit është duke e ndërtuar anasjelltas.

Hungaria, tash për tash, është jashtëzakonisht e varur nga Rusia në importet e naftës dhe gazit.

Rusia po ashtu po zgjeron centralin e vetëm bërthamor të Hungarisë.

XS
SM
MD
LG