Ndërlidhjet

Në Kashimirin e Indisë janë vrarë dy ushtarë


Pamje nga kufiri në Kashmir ndërmjet Indisë dhe Pakistanit
Pamje nga kufiri në Kashmir ndërmjet Indisë dhe Pakistanit

Dy ushtarë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur sot në Kashmirin e kontrolluar nga India, derisa trupat kanë shkëmbyer zjarr me militantë të armatosur, të cilët ishin bllokuar brenda një kampi të ushtrisë, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtari qeveritar, Abdul Rehman Veeri, u tha ligjvënësve të rajonit se përleshja e armatosur, që kishte filluar në mëngjes, ka vazhduar deri në mesditë.

Militantët ishin barrikaduar në një hapësirë të banimit në kamp, ku janë të vendosur ushtarët dhe familjet e tyre, ka thënë policia në qytetin Xhamu.

Mbetet e paqartë se sa militantë ishin të përfshirë në këto të shtëna.

Rajoni i Kashmirit në Himalaje është i ndarë ndërmjet Indisë dhe rivalit kryesor të saj, Pakistanit fqinj.

Të dy shtetet pretendojnë se Kashmiri u takon në tërësi.

Disa grupe militante kanë luftuar prej vitit 1989 për pavarësinë e Kashmirit nga India dhe bashkimin me Pakistanin.

India e akuzon Pakistanin se i furnizon me aramtim dhe i trajnon militantët. Pakistai i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG