Ndërlidhjet

Lideri i Koresë Veriore e ftoi presidentin e Koresë Jugore në Phenian


Moon Jae-in
Moon Jae-in

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, e ka ftuar presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in, në Phenian “në një datë të hershme”, ka njoftuar sot Zyra e zotit Moon.

Ky mund të jetë takimi i parë i liderëve më të lartë të dy Koreve në më tepër se dhjetë vjet.

Thirrjen për vizitën e presidentit Moon, në emër të vëllaut të saj, Kim Jong Un, e ka dorëzuar motra e tij, gjatë një takimi me presidentin Moon në rezidencën zyrtare, ka thënë një zëdhënës jugkorean.

Kjo zbutje e raporteve ndërmjet dy Koreve, po bëhet derisa në Pjonçang të jugut dje ka filluar Olimpiada Dimërore.

Kohëve të fundit raportet ishin të tensionuara për shkak të zhvillimit të programeve të armatimit atomik dhe raketor të Koresë Veriore.

Zvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili ndodhet në Korenë Jugore për Lojërat Olimpike Dimërore, ka thënë se Uashingtoni dhe Seuli janë të bashkuar në qasjen e tyre ndaj Koresë Veriore.

XS
SM
MD
LG