Ndërlidhjet

Moldavia merr pjesë në ushtrimet ushtarake të Rumani


Pjesëtarë të ushtrisë së Moldavisë dhe të Shteteve të Bashkara

Ministria e mbrojtjes e Moldavisë thotë se armata e saj do të merr pjesë në ushrimet ushtarake në Rumani, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Gjeorgjinë, Bullgarinë, Ukrainën dhe vendim mikpritës.

Në shpalljen e publikuar mbrëmë, theksohet se afro 60 ushtarë dhe 12 makina ushtarake nga Moldavia, do të marrin pjesë në ushtrimin që organizohet prej 12 deri më 16 shkurt në Babadag të Rumanisë.

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon, tha se pjesëmarrrja në këto ushtrime nuk është “e mirë”, duke pretenduar se ai dëshiron që forcat e Moldavisë të mbeten neutrale në çështjet globale.

Dodon shpeshherë është në kundërshtim me qeverinë e Moldavisë lidhur me politikën e jashtme, pasi qeveria është në favor të lidhjeve më të afërta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Dodon është në favor të thelllimit të integrimit të Moldavisë me Rusinë dhe ish-vendet sovjetike.

XS
SM
MD
LG