Ndërlidhjet

A. Jugore: Pas presionit të partisë së tij, presidenti dha dorëheqje


Jacob Zuma
Jacob Zuma

Presidenti i Afrikës Jugore, Jakob Zuma, ka dhënë dorëheqje, pas presionit intenisiv nga partia e tij. Në këtë mënyrë përfundoi periudha prej nëntë vitesh e presidencës së tij.

Në deklaratën televizive, Zuma mbrëmë vonë shpalli se tërhiqet menjëherë, por theksoi se nuk pajtohet me vendimin e partisë Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC), që ka kërkuar që presidenti 75 vjeçar të tërhiqet ose në të kundërtën ballafaqohet me votim të mosbesimit në parlament.

Pritet se president i ardhshëm do të jetë lideri i partisë ANC dhe zëvendëspresidenti i deritashëm, Cyril Ramaphosa.

Zuma, ish-anëtar i krahut ushtarak të ANC në periudhën e apartejdit, ishte president prej vitit 2009.

Ai largohet nga presidenca me disa skandale prapa, përfshirë akuza për korrupsion.

XS
SM
MD
LG