Ndërlidhjet

Stoltenberg: Takim me Lavrovin në periudhën e “tensioneve të larta”


Jens Stoltenberg gjatë fjalimit të tij të sotëm në një takim të NATO-s në Bruksel

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pret të takohet me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, javën e ardhshme gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, duke u shprehur se “dialogu është veçanërisht i rëndësishëm kur tensionet janë të larta”.

“Kjo është pjesë e dialogut tonë politik me Rusinë. Ne do të diskutojmë shumë çështje të ndryshme, por pres, po ashtu, të shqyrtojmë se si të jemi të sigurt se Këshilli NATO – Rusi mund të vazhdojë të mbetet platformë për dialog ndërmjet NATO-s dhe Rusiës. Besoj se dialogu është gjithnjë i rëndësishëm, por dialogu është veçanërisht i rëndësishëm kur tensionet janë të larta dhe marrëdhëniet janë të vështira, ashtu siç janë tash”, tha sot Jens Stoltenberg, pas ditës së dytë të takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve të NATO-sn Bruksel.

Konferenca e Sigurisë në Munih, e cila tradicionalisht organizohet çdo vit, mbahet më 16 dhe 17 shkurt.

Raportet ndërmjet Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar shumë lidhur me çështjet, përfshirë aneksimin e Krimesë së Ukrainës në mars të vitit 2014, dhe për mbështetjen e separatistëve, të cilët i kanë nën kontroll disa territore të pjesës lindore të Ukrainës.

Nga lufta ndërmjet forcave të qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 10,300 vetë.

XS
SM
MD
LG