Ndërlidhjet

A. Jugore: Ramaphosa zgjedhet president i ri


Cyril Ramaphosa gjatë një fjalimi më 11 shkurt të këtij viti
Cyril Ramaphosa gjatë një fjalimi më 11 shkurt të këtij viti

Politikani, Cyril Ramaphosa, është zgjedhur sot presidenti i Afrikës Jugore, pasi paraardhësi i tij, Jacob Zuma, dha dorëheqje, për shkak të presionit intensiv të partisë së tij.

Ramaphosa, që është lider i partisë në pushtet në këtëvend, Kongresi Kombëtar Afrikan (AMC), ishte kandidati i vtëm i nominuar në seancën e sotme të parlametit.

Në deklaratën televizive, Jacob Zuma mbrëmë vonë shpalli se tërhiqet menjëherë.

Zuma, ish-anëtar i krahut ushtarak të ANC në periudhën e apartejdit, ishte president prej vitit 2009.

Ai largohet nga presidenca me disa skandale prapa, përfshirë akuza për korrupsion.

XS
SM
MD
LG